Mediat italiane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë jo vetëm fitores kuqezi, por dhe deklaratave të ish-drejtorit sportiv të Lazio-s, Igli Tare dhënë pas ndeshjes së luajtur në “Air Albania”.
Pasi mposhti Çekinë 3-0,k kaloi në epërsi në “Grupin E” të vlefshëm për kualifikueset në Euro 2024.
Një grup jo i lehtë për ekipin e drejtuar nga Sylvinho me Poloninë, Çekinë, Moldavinë dhe Ishujt Faraoe.
Ish-drejtori sportiv i Lazios, duke folur pas ndeshjes, u shpreh:
“Skuadra ishte perfekte, urime të gjithëve nga lart poshtë. Për herë të parë një trajner i kombëtares shqiptare do të ketë probleme në zgjedhje, duke qenë se ka shumë lojtarë cilësorë. Sylvinho ka ndërtuar një grup konkurrues që jo vetëm mund të kualifikohet, por edhe të bëjë mrekulli në Kampionatin Evropian. Po të isha ende drejtori sportiv i Lazios do të merrja të gjithë ekipin”.
Tare solli disa lojtarë shqiptarë në radhët e bardhekaltërve. Dhe sot Hysaj, besnik i Sarrit dhe shtyllë e kombëtares, vazhdon të luajë.