Surgeon and Female Doctor Walk Through Hospital Hallway, They Consult Digital Tablet Computer while Talking about Patient's Health. Modern Bright Hospital with Professional Staff.

Janë plot 180 000 profesionistë të kujdesit shëndetësor që, sipas të dhënave të OECD-së, zgjodhën të largoheshin nga Italia për të punuar jashtë vendit mes viteve 2000 dhe 2022. Presidentja e Shoqatës Italiane të Pediatrisë, Annamaria Staiano ka ngritur alarmin në fjalimin e saj në Kongresin e Pediatrisë në Torino.

“Mungesa e specialistëve, në radhë të parë në fushën e urgjencës, por edhe në kuadrin e kujdesit kompleks, po minon themelet e një sistemi shëndetësor të konsideruar deri tani ndër më të mirët në botë. Dimri i kaluar, me dhomat e urgjencës pediatrike nën presion, për shkak të epidemisë së bronkiolitit dhe qarkullimit të gripit dhe viruseve të tjera, ekspozoi të metat e një sistemi që ka nevojë për një përmirësim të thellë, mangësitë e të cilit mund të lindin përsëri gjatë këtij sezoni”, theksoi ajo.

Ata thanë se largimi i tyre është i nxitur edhe nga pagat, të cilat në krahasim me vendet e tjera evropiane nuk janë në kuota konkurruese.

”Ne jemi dëshmitarë çdo ditë, largimi i tyre ndikon edhe në profesionalizimin e profilit shumë të lartë. Po të kemi parasysh, pagat e personelit shëndetësor në Itali janë shumë më të ulëta se ato të kolegëve të tyre evropianë”, tha Staiano.