Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Izraelin për “kryerje të krimeve kundër njerëzimit në Gaza” – me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Erdogan, i cili ka marrë një linjë gjithnjë e më të ashpër kundër Izraelit që nga fillimi i sulmeve të tij në Gaza, tha se Izraeli “duhet të ndalet”, në komentet e bëra pas një takimi të kabinetit, shkruan Al Jazeera.

“Diskutimet tona janë duke vazhduar për të siguruar që autorët e krimeve të luftës në Gaza të mbahen përgjegjës,” shtoi presidenti, përpara se të bënte thirrje për një armëpushim “për të parandaluar një masakër”, e ndjekur nga një “rrugë drejt paqes së qëndrueshme”. /