Presidenti i SHBA Joe Biden tha se Izraeli ka rënë dakord që ndihma humanitare të kalojë në Gaza nga Egjipti, duke paralajmëruar se çdo përpjekje e Hamasit për të vjedhur ngarkesat tregon qartësisht se ata “nuk janë të shqetësuar për mirëqenien e popullit palestinez”. SHBA-ja “qëndron pa mëdyshje pro mbrojtjes së jetës civile gjatë konfliktit”, tha Biden gjatë fjalimeve në Tel Aviv, duke shtuar: “Njerëzit e Gazës kanë nevojë për ushqim, ujë, ilaçe, strehim.”
“Sot i kërkova kabinetit izraelit, me të cilin u takova për disa kohë këtë mëngjes, të binte dakord për dërgimin e ndihmës humanitare shpëtimtare për civilët në Gaza, bazuar në mirëkuptimin se do të ketë inspektime dhe se ndihma duhet të shkojë për civilët dhe jo për Hamasin”, tha Biden, duke shtuar se: “Izraeli ra dakord se ndihma humanitare mund të fillojë të lëvizë nga Egjipti në Gaza.” “Ne po punojmë në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e Egjiptit, Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e saj si Programi Botëror i Ushqimit dhe partnerë të tjerë në rajon për të lëvizur kamionët përtej kufirit sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Biden.