Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është me një këmbë në “Europianin” e vitit 2024. Djemtë e skuadrës mund të themi se janë në formë, ku në ndeshjet e fundit na kanë bërë edhe më shumë krenarë.
Por, teksa sytë e të gjithvë,janë të fokusuar tek arritjet e tyre, ne e kemi të pamundur të mos merremi pak edhe me jetën e tyre private. Yjet e kësaj Kombëtareje, janë padyshim emrat më të lakuar edhe të femrave, që tashmë i kanë të preferuarit e tyre.
E për të gjitha vajzat, na vjen keq të themi, që shumë pak prej tyre janë ende beqar. Po le t’i hedhim një sy kush janë djemtë “single”, dhe më e rëndësishmja, kush janë vajzat që u kanë fituar zemrat futbollistëve tanë.
JASIR ASANI, MIK I FEMRAVE VIP, POR “SINGLE”
Jasir Asani ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares në fushatën kualifikuese të “Europianit Gjermani 2024”. Ai gjithashtu luajti titullar në miqësoren kundër Bullgarisë, ku u zëvendësua në pjesën e dytë.
Emri i tij është shndërruar në më të lakuarin në botën e futbollit, por duket se interes ka pasur edhe për jetën e tij private. 28-vjeçari nga Maqedonia e Veriut është ndër futbollistët më të mirë të kësaj kombëtareje, por duket se me jetën private ka ende shumë punë për të bërë.
Pas fitores së fundit, sulmuesi shqiptar ka zgjedhur që të festojë me këngëtaren e njohur shqiptare, Samanta Karavella, me këtë të fundit që ka postuar një foto ku shfaqet me Asanin dhe menaxherin e saj, Arian Demolli. Megjithatë, përtej kësaj fotoje, Asani është “single” dhe nuk ka asnjë partnere në krah. Megjithatë, tashmë me gjasa kërkesat për të janë shtuar.
U SHNDËRRUA NË TË PREFERUARIN E VAJZAVE, TAULANT SEFERI ENDE BEQAR
Goli i dha një vëmendje të madhe edhe Taulant Seferit. Djali nga Maqedonia e Veriut është shndërruar në të preferuarin e femrave.
Dhe lajmi i mirë është që Seferi është beqar. Në rrjetet e tij sociale, nuk ka asnjë gjurmë femre, duke na zbuluar se është ende në dispozicion për të gjitha të interesuarat.
ARLIND AJETI, MË I DASHURUAR SE KURRË, EDHE PAS SHUMË VITESH MARTESË
Arlind Ajeti bën pjesë tek ata futbollistë që është martuar në moshë të vogël. Së bashku me bashkëshorten e tij, tashmë ata kanë familjen e tyre dhe shpesh e publikojnë në rrjetet sociale edhe vogëlushin e tyre. Ajeti dhe bashkëshortja e tij janë ndër çiftet më simpatike. Në çdo ndeshje, partnerja e tij përpiqet ta shoqërojë në stadium, për ta mbështetur nga afër.
MIRLIND DAKU E MBAN TË DASHURËN SEKRETE
Mirlind Daku ka spikatur në ndeshjet e fundit me Kombëtaren. Futbollisti 25-vjeçar është në fillim të karrierës së tij me Kombëtares sonë, megjithatë ka spikatur me talentin e tij.
Megjithatë, për të gjitha vajzat që e kanë të preferuarin e tyre, dijeni se në fakt Daku është në një lidhje. Pak dihet për identitetin e vajzës që i ka fituar zemrën, pasi ende nuk kanë asnjë foto të publikuar së bashku. Ajo që dimë është që emri i saj fillon me “V”, pasi vetë futbollisti e ka të shënuar te “Bio” e tij në “Instagram”, shoqëruar me një zemër të bardhë. Panorama Sport