Juve thyen 1-0 Milan brenda në “San Siro”, një sfidë e vendosur nga detajet, si kartoni i kuq i Thiaw apo devijimi me fat i Locatelli-t. “Zonja e Vjetër” del me një fitore të rëndësishme që i afron me një pikë në raport me Milan dhe minus dy pikë në raport me kreun, për momentin qëndrojnë në pozita komode në vendin e tretë. “Djajtë” e Piolit e nisën më mirë ndeshjen duke iu afruar avantazhit, por Szczensy i mohoi golin Giroud në minutën e 13-të.

Momenti përcaktues i këtij takimi erdhi në minutën e 40-të, ku Thiaw pengoi Kean duke u ndëshkuar me karton të kuq. Në fraksionin e dytë, një ish si Lokatelli, me një goditje të fortë nga distanca, gjeti dhe devijimin me fat, duke dërguar topin në rrjetë. Në fund, Mirante shpëtoi dy herë portën në tentativat e Vlahovic e Cambiaso-s, ndërsa Milan bëri shumë pak për të shmangur këtë humbje. E përjetoi jo pak këtë sfidë nga pnakina trajneri Max Allegri:

“Nëse kënaqemi për këtë fitore nuk shkojmë asgjëkund, duhet të përmirësohemi në fazën e kontrollit të topit”, u shpreh fillimisht Allegri duke theksuar ndër të tjera se kjo fitore nuk ndryshon asgjë: “Në synojmë të rikthemi në Champions. Inter, Milan e Napoli qëndrojnë sërish më lart se ne. Pas nesh ka ekipe që janë të gatshme të na vrasin, ekipi si Fiorentina, Roma e Atalanta”, theksoi Allegri.

Në anën tjetër, Piolit i rri shumë ngushtë kjo humbje: “Ka zhgënjim pasi nuk është ky rezultati që dëshironim. Mendoj se kemi bërë një sfidë të mirë 11 kundër 11, por nuk stonuam as me 10 lojtarë”, u shpreh trajneri i Milanit.