Pallati i Versajës në Paris është evakuuar sërish sot, për të shtatën herë në tetë ditë, pas një kërcënimi me bombë. Rikujtojmë se ditën e djeshme Pallati i Versajës u evakuua pas një kërcënimi me bombë.
Ndërkohë të paktën 18 persona janë arrestuar në Francë. Pallati i Versajës, muzeu i Luvrit, si dhe disa shkolla, aeroporte dhe spitale, kanë qenë në shënjestër të kërcënimeve. Ata që kanë qenë mbrapa këtyre akteve kanë qenë kryesisht të mitur, kanë thënë autoritetet.