Kevin-Prince Boateng vazhdon rrefimet e tij mbi Lionel Messi-n qe e ka pasur shok skuadre te Barcelona dikur. Në fakt, në podkastin e Rio Ferdinandit, ish-lojtari i Barcelonës foli për një seancë stërvitore gjatë së cilës “Pleshti ishte fenomen dhe “poshtëroi” Ter Stegenin në një sfidë gjuajtjeje: “Leo nuk bën kurrë gabime, seriozisht e kam. Ai nuk bën gabime.
Ne po praktikonim gjuajtje nga jashtë zonës dhe nga 100 gjuajtje ai shënoi 98 gola. Unë menjëherë thashë se diçka e tillë nuk ishte normale dhe në gjermanisht i thashë Ter Stegenit: “Hajde shoku, ndaloje!”.
Por ai tha se nuk mundte dhe Messi goditi në çdo kënd. Kur nuk shënoi, menduam se ishte i sëmurë, se kishte ethe. Gjuajtjet që nuk u futën ishin sepse Ter Stegen bëri një pritje të jashtëzakonshme”.
Kevin-Prince Boateng, gjatë karrierës së tij, ka qenë shpesh protagonist i disa magjive në fushën e lojës, ka ndarë dhomat e zhveshjes me shumë kampionë, por sigurisht më i forti me të cilin ka luajtur është Lionel Messi.
Në podcast-in e Rio Ferdinand, ish-mesfushori ka rrëfyer një anekdotë në lidhje me Pleshtin dhe mentalitetin e tij para ndeshjes së Champions League kundër Liverpool-it:
“Ishte i ulur me telefonin në dorë dhe po bënte një masazh. Dy minuta më para se të dilnim, është çuar ka lidhur lidhëset e këpucës dhe kemi dalë në fushë.
“Nxehja e tij ishte vetëm topa të gjatë, stopime, disa finte, sfidë se kush godiste traversën… U kthye në dhomat e zhveshjes, Valverde i ka dhënë udhëzimet e fundit dhe ai qeshte në telefon.
“Trajneri po i fliste dhe po i jepte udhëzime, ndërsa ai bën… një video-telefonatë dhe thotë diçka të tipit: ‘Ah po, sigurisht. 30 sekonda para daljes në fushë është çuar, ka veshur fanellën, ka dalë dhe ka shënuar dy gola. Një çmenduri”.