Kombëtarja e Shqipërisë, arriti një rezultat të madh mbrëmjen e sotme përballë Çekisë në “Air Albania”, duke fituar me rezultatin e thellë 3-0.

Ishte Jasir Asani ai që zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë dhe Seferi dy herë në pjesën e dytë.

Pas 6 ndeshjeve, Shqipëria është në vendin e parë në grup me 13 pikë dhe i duhen dhe vetëm dy pikë, në ndeshjet e mbetura, ajo në transfertë me Moldavinë dhe ajo në shtëpi me Ishujt Faraoe.

Ndeshja e sotme ka pasur një rekord shikueshmërie, jo vetëm në stadium, por edhe në sheshet e qyteteve.

Pas përjetimit të emocioneve që dhuroi ndeshja për 97 minuta, ka nisur festa.

Jo vetëm në Stadium, Tirana “gumuzhin” në rrugë pas triumfit të madh të kombëtares.

Makina, flamuj dhe këngë, kështu po festohet në Shkodër.

Lokalet dhe rrugët plot, festa e fitores së kombëtares në Sarandë.

Elbasani nuk “fle gjumë”, kështu po festohet fitorja e kombëtares ndaj Çekisë.

Durrësi plas fishekzjarre, festë e madhe për fitoren e kombëtares.

Edhe Fieri “derdhet” në rrugë, për të festuar fitoren e madhe të “kuqezinjve”.