Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti në pazarin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së enjtes.

Sipas informacioneve paraprake Jonis Mazllëmi, përdorues droge, ka sulmuar një grua pas asnjë motiv. Në momentet që po ndodhte ngjarja, ka ndërhyrë edhe një kalimtar i rastit, i cili ka mbetur i lënduar.

Dy të plagosurit janë dërguar për të marrë mjekim në spitalin e Korçës. Gjatë sulmit, autori kishte në dorë një hanxhar.

“E pashë të gjithë ngjarjen, ai djali i erdhi dhe e goditi disa herë, kishte një hanxhar në dorë dhe vetëm godiste. Nuk janë zënë, i erdhi direkt gruas. Ai dukej i droguar”, u shpreh një dëshmitare nga vendi i ngjarjes.