Aktivisti i LGBT, Kristi Pinderi, i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Natën me Aulonën” ka treguar se ai dhe partneri janë në proces për tu bërë prindër.

“Po jemi në proces, për tu bërë prindër. Është e bukur, është një aventurë e re që nuk e di njeri finalen. Sepse pavarësisht teknologjisë që të jep një sens të lartë kontrolli, në fund nuk është teknologjia që vendos.

Ata që besojnë tek perëndia, ata që besojnë në gjë tjetër e ka ajo në dorë në fund. Do të jetë me sugoraci dhe mezi po e presim”, tha Kristi ndër të tjera.