Interi do të presë sot në orën 15:00 Bolonjën e Tiago Motës në sfidën e vlefshme për javën e tetë të Serisë A.
Collage Maker-07-Oct-2023-09-24-AM-3635

Simone Inzagi do të përpiqet të marrë tri pikët e fundit para pauzës së kombëtareve për të shkuar i qetë në dy javët pushim që do të hapin kohë për të rikuperuar energjitë në pritje të një turi force. Me synimin për të marrë rezultatin maksimal, trajneri ka ideuar edhe formacionin dhe sipas “Sky Sport” nga minuta e parë pritet të fushë Kristjan Asllani.

Mesfushori la pas paraqitjen me Real Sociedadin dhe bëri një ndeshje shumë të mirë në pjesën e dytë ndaj Salernitanës, duke bindur gjithmonë e më shumë Inzagin për t’i dhënë më shumë minuta. Sigurisht që ekziston balotazhi me Çalhanoglunë, që është gjithmonë zgjedhja e parë në regji, por tekniku mund të zgjedhë t’i mundësojë pushim turkut të sfilitur në sfidat e fundit të Interit.

Për më tepër më angazhimet me kombëtaret, ku Çalhanoglu si kapiten pritet të udhëheqë Turqinë nënë urdhrat e trajnerit të ri, Vinçenco Montela, Inzagi pritet t’i japë një shans Asllanit, i cili nga ana tjetër do të jetë po ashtu i angazhuar me Kombëtaren tonë. Nga ana tjetër, në mesfushë, Fratezi është ende në gjendjen jo optimale dhe do të vendoset sot nëse do të jetë në stol, me ndryshimin kryesor që duket se do të prekë sulmin.

Shqetësimi në pulpë që Turami ndjeu ndaj Benfikës nuk ishte shqetësues, por Iznagi nuk ka ndërmend ta rrezikojë dhe ka provuar në stërvitjen e djeshme Aleksis Sançezin krah Lautaro Martinezit, me kilianin që dalëngadalë po fiton formën e tij.