Klubi i Chelsea-t është totalisht i fokusuar nga Barcelona dhe synimi kryesor i trajnerit Pochettino është talenti spanjoll i mesfushës, Gavi.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, Barça mund të detyrohet ta shesë 18-vjeçarin për shkak të situatës delikate ekonomike dhe “blutë” e Londrës janë të gatshëm për ta shfrytëzuar këtë mundësi.

Presidenti i katalanasve, Laporta mund të detyrohet të “sakrifikojë” perlën e mesfushës së Xavit verën e ardhshme, me Chelsea-n që ka gati 100 milionë euro për të siguruar kartonin e Gavit.