Pas presidentit amerikan Joe Biden, Izraelin e viziton kryeministri britanik Rishi Sunak. Ai mbërriti në Tel Aviv mëngjesin e së enjtes, për tu takuar me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe Presidentin Isaac Herzog para se të udhëtojë në kryeqytete të tjera rajonale.
Sunak shprehu ngushëllimet për humbjen e jetëve në Izrael dhe Gaza, dhe the se Britania e Madhe qëndron krah Izraelit përballe krimeve të tmerrshme të Hamasit.
Në një deklaratë në prag të takimeve, Sunak pohoi se shpërthimet vdekjeprurëse në spitalin e Gazës ku mbetën të vrarë qindra palestinezë duhet të shërbejnë si moment vendimtar për të bërë bashkë liderët në rajon dhe rreth botës për të shmangur përshkallëzim të konfliktit.