Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dënuar sulmin e militantëve palestinezë në Rripin e Gazës të cilët lëshuan dhjetëra raketa në Izrael, duke vrarë të paktën 40 persona.
“Kuvendi i Shqipërisë dënon ashpërsisht sulmin terrorist të Hamas kundër Izraelit dhe është në krah të popullit izraelit në këto momente të vështira.
Lutjet, mendimet dhe mbështetja jonë shkon për viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre në Izrael. Shqipëria do të vijojë të jetë në krah të partnerëve strategjikë, ShBA dhe BE, në luftën kundër terrorizmit, për mbrojtjen e sigurisë dhe të paqes”, shkruan Nikolla.