Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, teksa ndodhet në një vizitë në Pekin, ka publikuar në rrjete sociale foto nga takimi me pjesëmarrës të Forumit Ekonomik dhe Politik.
I pranishëm në këtë takim siç edhe shihet në foto është edhe presidenti rus Vladimir Putin, si edhe presidenti kinez Xi Jinnping.

“Foto me Presidentin e Republikës së Kinës, Xi Jinnping dhe personalitete të tjera. Mikpritja kinezë është e njohur gjërësisht dhe për ne është privilegj i veçantë.
Shpresoj që së shpejti të kem nderim të preism mikun tonë presidenti Xi në Serbi”, shkruan Vuçiç.