Lionel Messi për herë të tetë fitoi trofeun e Topit të Artë, duke u bërë i pari në histori që shkon në këtë kuotë për trofeun individual. Kampioni i botës në fuqi me Argjentinën, la pas Haaland dhe Mbappe.
Në ceremoninë e organizuar nga France Football në Paris, çmimet u caktuan në bazë të votave të gazetarëve. Shqipëria përfaqësohej nga Besnik Dizdari, që ka votuar për Messin në vendin e parë për Topin e Artë dhe Ederson, si portieri më i mirë, paçka se këtë trofe e fitoi Emiliano Martinez.
Vitet kur Lionel Messi ka fituar Topin e Artë: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023.
Votat e Shqipërisë:
Topi i Artë
1. Lionel Messi
2. Erling Haaland
3. Kilian Mbappe
4. Julian Alvarez
5. Rodri
Trofeu “Lev Jashin”, për portierin më të mirë:
1. Ederson
2. Emiliano Martinez
3. Mark-Andre Ter Stegen