Serie A e futbollit është në javën e tetë dhe kjo e shtunë sportive nisi në 15:00, aty ku Interi barazoi 2-2 kundër Bolognas në shtëpi. Në fushë këtë të shtunë do jenë edhe Juventusi me Milanin.
Në “San Siro”, Interi dhe Bologna barazuan 2-2 për javën e tetë në Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit nuk mbajti dot avantazhin e dyfishtë, duke u kënaqur vetëm me një pikë në shtëpi. Ndeshja do zhbllokohej nga Acerbi në minutën e 11-të, ndërsa në të 13 minutë Martinez shënoi golin e dytë për Interin me një goditje mjeshtërore nga jashtë zonës. Kur u duk se gjithçka po shkonte mirë për zikaltërit, Orsolini në të 19 minutë shkurtoi shifrat në 2-1 nga pika e bardhë e penalltisë. Në fillimin e pjesës së dytë, miqtë nga Bologna barazuan me Zirkzee në të 52 minutë. Megjithë ndërrimet, Interi nuk shkoi më shumë se një pikë në shtëpi. Ky ishte barazimi i parë për Interin në kampionat, teksa minuta në fund mori edhe Kristjan Asllani. Interi me 19 pikë qëndron për momentin në krye, teksa Bologna me 11 pikë shkon në pozitën e tetë.