Manchester City ka marrë tri pikët e radhës teksa ka fituar 1-3 kundër Young Boys për raundin e tretë në grupin G të Champions League.

Me nëntë pikë të plota “Qytetarët” janë me një këmbë drejt kalimit më tej. Gjithçka u hap në pjesën e dytë, me Akanji që shënoi për Cityn në minutën e 48-të. Elia barazoi në minutën e 52, ndërsa duhej penalltia e Haaland për epërsinë e “Qytetarëve”.

Sërish norvegjezi në të 86 minutë shënoi për 1-3. Me nëntë pikë City është në krye të grupit, duke lënë pas Leipzig, Young Boys dhe Crvena Zvezda.