Maroku po kërkon që të sjellë finalen e Botërorit 2030 në qytetin Benslimane, në afërsi të Kazablankas, aty ku do të ndërtohet një stadium me kapacitet 113 mijë vendësh.

Arena e re e futbollit maroken do të kushtojë 500 milion Euro dhe do të nisë ndërtimin në 2025 për t’u hapur 3 vite më vonë. Stadiumi i Madh Afrikan kërkon të konkurrojë në këtë garë me Santiago Bernabeu që është rinovuar së fundi dhe FIFA e ka si kandidat kryesor, por ende nuk është vendosur asgjë.

Maroku do të rinovojë edhe pesë stadiume të tjerë me kapacitet 50 mijë dhe 60 mijë vendësh. Kupa e Botës 2030 do të organizohet nga Spanja, Portugalia e Maroku, por do të përfshihen edhe Argjentina, Paraguaji dhe Uruguaji për disa ndeshje, pasi përkon me 100 vjetorin e këtij aktiviteti që nisi pikërisht në Amerikën e Jugut.