Në kryeqytet ka më në fund pak qetësi, Roma thyen pastër 2-0 Frosinonen, në një sfidë ku tre pikët ishin detyrim. Nuk ishin brilant, por nuk e vendosen ndeshjen në asnjë moment në dyshim, një gol për pjesë mjaftoi për të kaluar këtë sfidë. Si titulluar sfidoi Romën në këtë sfidë sulmuesi kuqezi, Marvin Çuni, lojtari i vetëm që vendosi në alert portierin Rui Patricio-n dhe prapavijën e Romës.

Dyshja Dybala-Lukaku zgjidhin edhe një herë problemet e Mourinho-s ku në 21-të, belgu me një të majtë të fortë brenda në zonë kaloi verdhekuqt në avantazh. Çuni në dy momente provoi të rikthente Frosinonen në lojë, por gjeti vetëm rrjetën e jashtme. Dybala-Lukaku sollën pështjellim në zonë, por goli i sigurisë erdhi në minutën e 83-të, ku Pellegri në shtyllën e dytë dërgoi topin në rrjetë gjatë zhvillimeve të një goditje dënimi. Mourinho shijon këtë trepikësh ndërsa u bezdis nga mediat në lidhje me të ardhmen e tij, pas këtij starti jo pozitiv:

“Ju të mediave vijoni flisni për të ardhmen. Unë kam një kontratë deri më 30 qershor, kjo ka rëndësi”, u shpreh ndër të tjera “Speciali”.