Messi nuk e meritonte Topin e Artë, ky është mendimi i Lothar Mathaus sipas të cilit vendimi për ti dhënë Topin e Artë argjentinasit është i gabuar. Ish futbollisti gjerman, që kur luante te Interi fitoi Topin e Artë në 1990 nxit polemika duke shfaqur zhgënjimin e tij. Sipas tij Messi nuk duhej ta merte këtë vlerësim për herë të tetë në karrierë, përkundrazi ishte dikush tjetër që e meritonte, Haaland. Sulmuesi norvegjez e mbylli sezonin e fundit me më shumë gola se ndeshje si në Champions ashtu dhe në Premier League. Fitoi kampionatin, FA Cup dhe Championsin, por nuk i mjaftoi.

“Për gjithë vitin Haaland ka bërë më mirë se Messi. Trofeu nuk është i merituar. Ky është demonstrimi se Botërori vlen më shumë se gjithcka. Sipas meje askush nuk ka bërë më mirë se Haaland, ai ka qenë më i miri në 12 muajt e fundit”, tha gjermani.
Vetë Mathaus fitoi Topin e Artë në 1990 duke lënë pas Schilaci dhe Brehme. Në atë periudhë ndodhte shpesh që ky çmim shkonte për një lojtar të kampionatit italian. Në 1987 e fitoi Gullit me Milanin, në 1988 dhe 1989 Van Basten, edhe ai nën kontratë me kuqezinjtë dhe në 1990 Mathaus me Interin. Që nga 2007 kur e fitoi Kaka me Milanin Topi i Artë nuk fitohet më nga një lojtar i Serisë A.