Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e tretë të opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit për abuzimet me fondet publike. Më herët mazhoranca refuzoi edhe dy kërkesa të opozitës për ngritjen e Komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve nga sistemi TIMS si dhe një tjetër për koncensionin e sterilizimit.