KF Tirana njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Orges Shehi. Klubi e falënderon trajnerin për kontributin e dhënë deri më tani dhe i uron suksese në vazhdimin e karrierës. Orges Shehi nuk do jetë më trajner i Tiranës, largohet pas dy humbjeve.

Drejtuesit e Tiranës me në krye drejtorin Tefik Osmani kanë pritur në nje takim trajnerin Orges Shehi dhe ndihmësin e tij Artan Karapici. Nga ky takim, trajnerit Shehi i kanë komunikuar shkarkimin, për shkak të rezultateve jo të mira!