Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet më datë 30 tetor në Paris, mirëpo kanë nisur të dalin edhe lajmet e para se cili do të jetë futbollisti që do të personalizojë trofeun e rëndësishëm individual. “Dario Sport” nga Spanja, guxon dhe e jep të sigurt se fituesi do të jetë Lionel Messi, që për herë të tetë do të koleksiononte Topin e Artë.

Një triumf që nëse konfirmohet, padyshim do të ishte tejet i vështirë për t’u thyer në të ardhmen me rivalin e tij Cristiano Ronaldo që mbetet në kuotën e pesë trofeve. Lionel Messi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar duke rezultuar si udhëheqësi i “Albicelesteve”. “Pleshti” ia doli të fitonte edhe të vetmin trofe që i mungonte në palmaresin e tij, dhe sigurisht kjo mund të ketë ndikuar edhe te votimet për Topin e Artë.

Sylvinho: Kualifikimi vendoset në nëntor, ndaj Bullgarisë bëj 4-5 ndryshime
Sfiduesi më i madh i Messit ishte Erling Haaland që nga ana e tij fitoi tre trofe me Manchester Cityn, mes tyre edhe Champions League duke rezultuar si golashënuesi më i mirë i “The Citizens” ndërsa thyu edhe shumë rekorde në Angli. Megjithatë, sipas spanjollëve këto nuk kanë mjaftuar për të mposhtur Lionel Messin që mesa duket do të kurorëzohet në ceremoninë e 30 tetorit teksa 36-vjeçari e ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e tij në event.