Esin Hakaj e Gerald Smajli do të jenë dy rikthimet për takimin e sotëm ndaj Tiranës. Collage Maker-07-Oct-2023-09-10-AM-1823
Që të dy lojtarët janë konfirmuar nga vetë tekniku Memelli, që do të jenë pjesë e formacionit në këtë përballje. Ndryshe nga herët e tjera, tekniku kuqeblu ka lënë mënjanë ruajtjen e lojtarëve, duke bërë qe të kërkoj ndihmën e dyshes së krahëve të mbrojtjes, ende pa qenë plotësisht të gatshëm.
Mesa duket dështimet e merkatos dhe bërja vend e emrave tëpromovuar me forcë si afrime dinjitoze, kanë rënë poshtë dhe tani kërkohen pikët dhe të besohet te lojtarët që kanë treguar vlera. Nisur nga kjo, Vllaznia duket se është plotësuar në prapavijë, paçka se në qendër të mbrojtjes defiçitet duken të mëdha.
“Ekipi ynë merr zemër nga ndjekësit dhe tifozëria e qytetit tonë! Për tëgjithë sportdashësit, KF Vllaznia njofton që autobusët e transportit Shkodër-Kukës, për të ndjekur derbin “klasik” të futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana, do të jenë falas në dispozicion të tifozëve që duan ta ndjekin ndeshjen në stadium. Nisja bëhet sot, ora 10:00, te vendndodhja e autobusëve te “Teatri”. Ju lutemi që të paraqiteni më herët që të zini vendet tuaja përkatëse”, shkruhej ndër të tjera në faqen e klubit në “Facebook”. Ndeshjado të nisë në orën 14:00 në stadiumin “Kukës Arena”.