Pamje zemërthyese janë publikuar nga Gaza, ndërsa sulmet Izrael-Palestinë vijojnë ende. Një burrë palestinez nuk mund t’i mbante lotët e tij teksa qëndronte ulur në rrënojat e shtëpisë dhe dyqanit të tij që u shkatërruan nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Ai qëndronte aty i hutuar dhe i thyer, sepse gjithçka që kishte ndërtuar me mund dhe djersë ishte shkatërruar. Videoja e publikuar në rrjetin social X po bën xhiron në internet dhe deri më tani ka marrë qindra mijëra shikime.Izraeli, i cili prej pesë ditësh po sulmon Gazën, nisi sulmet ajrore në hakmarrjeje ndaj grupit militant Hamas që lëshoi mëngjesin e së shtunës mijëra raketa në drejtim të Tel Avivit.
Grupi militant gjithashtu mobilizoi trupa tokësore në jug të Izraelit të cilët thyen barrierat dhe hynë në zonat e banuara duke vrarë e rrëmbyer njerëz, mes tyre gra e fëmijë.