Jamal Musiala është kthyer në një nga talentet më të kërkuar në tregun e transferimeve. Real Madrid, Man.City apo Liverpool janë të gatshëm të investojnë miliona euro për të siguruar shërbimet e yllit të Bayern Munich, por presidenti i klubit gjerman theksoi se Musiala është pjesë e rëndësishme e klubit, por nuk e kanë me nxitim për t’i ofruar një kontratë të re:
“Nuk jemi të befasuar që klube të tjera kërkojnë Jamal, është një lojtar i shkëlqyer, këtë e vërtetoi edhe të martën në Stamboll. Ai ka një kontratë me ne deri në 2026. Ai e di shumë se çfarë përfaqëson Bayern, e di gjithashtu që këtu i ka dyert e hapura. Do të më pëlqente të qëndronte me ne për shumë kohë, por nuk e kemi me nxitim”, u shpreh Harbert Hainer, presidenti i Bayern Munich.