Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë fjalës së saj në parlament solli një propozim të ri për ndryshimin e Ligjit për Asistencën Sociale, ligj i cili rregullon mënyrën dhe kriteret e shpërndarjes së bonusit të bebes. Ministrja Koçiu theksoi se bonusi i bebes është një prej politikave më të suksesshme.

Ky program që ka hyrë prej datës 1 janar të vitit 2019, ofron mbështetje për të gjitha familjet që kanë sjellë në jetë një fëmijë dhe përfitojnë në masën 40 mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë, 80 mijë lekë për të dytin, 120 mijë lekë për të tretin, e kështu me radhë.Bazuar në një analizë të kryer mbi përfitueshmërinë e programit dhe të politikën e ndërmarrë, për mbështetjen e familjeve me fëmijë të porsalindur, rezulton se familjet e fëmijëve të lindur nga prindër shqiptarë jashtë vendit, në shumicën dërrmuese të rasteve përfitojnë pagesa të ngjashme në vendet ku jetojnë, duke përfituar kështu pagesa apo shpërblime të dyfishta.

Znj. Koçiu theksoi se nga 36% e përfituesve deri tani, mbi 67 mijë familje, janë nga prindër të cilët jetojnë jashtë vendit.

Duke vlerësuar se qëllimi primar i kësaj politike është mbështetja e familjeve që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri, nxitja e lindshmërisë, si dhe duke vlerësuar situatën e shpërblimit të dyfishtë, propozimi ynë është që të kufizohet përfitimi i bonusit vetëm nga familjet rezidente në Shqipëri.Një reformë e tillë do të na mundësojë që ta fokusojmë te familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri, duke mundësuar që të kemi më shumë dedikim ndaj shërbimeve dhe mbështetjes për fëmijëve të familjeve në nevojë, pjesë e programeve të mbrojtjes sociale.Ky program, përgjatë pesë viteve të fundit ka ofruar mbështetje për pothuajse 200 mijë familje që kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre.Konkretisht, janë 38 mijë bonuese të shpërndarë në vitin 2019, 36 mijë në vitin 2020, 44 mijë në vitin 2021, 43 mijë për vitin e shkuar dhe rreth 29 mijë bonuse, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti.