Ndeshja e kthimit mes Shqipërisë dhe Irlandës për femra, është pezulluar për shkak të reshjeve të shumta në Shkodër.

Ndeshja ishte duke u luajtur në stadiumin e Loro Boriçit, por siç duket, fusha e blertë nuk ka mundur të kullojë nivelin e lartë të shiut, duke shkaktuar përmbytjen e saj.

Moti i keq në Shkodër/ Pezullohet ndeshja Shqipëri-Irlandë
Teksa ekipet e femrave janë tërhequr në dhomat e zhveshjes, disa punonjës janë parë duke u përpjekur të largojnë ujin me fshesa.

Ndeshja aktualisht është 0-0, ndërsa ajo në Irlandë u mbyll me rezultatin 5-1. Këto ndeshje janë të vlefshme për Ligën e Kombeve për femrat