Statuja e Krishtit në Rio de Zhaneiro është kthyer në ngjyrë rozë në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Monumenti 40 metra u ndez të martën, ku morën pjesë pacientë me kancer dhe aktivistë.
Sipas BBC, veprimtaria u organizua nga organizata jofitimprurëse braziliane “Fundacao Laco Rosa” ose “Pink Bow Foundation”.
Kanceri i gjirit është sëmundja më e përhapur tumorale tek gratë.
Kujtojmë se në vendin tonë Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje që të gjitha gratë dhe vajzat të përfitojnë nga programi i mamografisë falas, të ofruar në të gjithë Shqipërinë, duke rezervuar takim për kontroll çdo ditë të vitit.
710 raste të reja me kancer janë diagnostikuar vetëm gjatë vitit 2022 në vendin tonë, ndërsa 197 gra humbën jetën. Në vendin tonë jetojnë 5000 gra me kancer gjiri. Shifrat tregojnë një rritje të incidencës, çka do të thotë se 50.7 në çdo 100 mijë gra preken nga kanceri i gjirit, por shifrat mund të jenë edhe më shumë se kaq.