keni menduar ndonjëherë se sa kushton një ekspres në Evropë? Për shembull, a e dini sa kushton një kafe në Shqipëri?
Kur udhëtohet jashtë vendit, është absolutisht normale të bëhen krahasime me vendin nga ju vini, shkruan në një artikull gazetarja Manuela Blonna, të botuar në të përditshmen italiane “NanoPress” (viaggi.nanopress.it).
Jo vetëm për sa i përket atraksioneve, cilësisë së shërbimeve, dallimeve kulturore, por edhe çmimeve. Sidomos nëse i referohemi produkteve që në fakt nuk janë tipike për atë zonë dhe përkundrazi i përkasin vendit tonë, siç është kafeja.
Sa kushton një ekspres në Evropë?
Kur na duhet të largohemi nga Italia, një nga shqetësimet është që të përshtatemi me zakone të ndryshme, veçanërisht në fushën gastronomike. Ne italianët kemi një lidhje shumë të ngushtë me tri gjëra, makaronat, picën dhe kafenë.
Kjo e fundit në veçanti përfaqëson vërtet një pikë të dhimbshme, sepse një klishe mjaft e përhapur është se jashtë Evropës nuk dinë ta bëjnë si këtu. Madje, edhe në vende ku përdoren produkte italiane.
Mund të jetë uji, mund të jetë përzierja, por shumë italianë mezi presin të shkojnë në shtëpi për të pirë një kafe të bërë sipas kritereve. A keni menduar ndonjëherë për çmimin? Në Itali në disa zona një kafe në lokal kushton 1 euro, por sa kushton një ekspres në Evropë?
Sipas një studimi të një reviste gjermane, kafja më e shtrenjtë kushton 3,30 euro, bazuar në një analizë që merr në konsideratë 42 qytete në kontinent. Për shembull, një kafe në Kopenhagë kushton 4,40 euro. Në Bernë një kafe kushton 3,96 euro, Reykjavik 3,16 euro dhe Paris 2,96 euro.
Çmimet janë vërtet të tepruara, kjo është e vërtetë, por le të themi se vendet si Kopenhaga dhe disa qyete të tjera nuk njihen si destinacione ekonomike. Megjithatë, mos u shqetësoni sepse ju mund të pini kafenë më të lirë dhe cilësore në Tiranë, Shqipëri.
Këtu do të paguani vetëm 0,70 euro. E pabesueshme! Zakonisht në Shqipëri kafja shoqërohet me një nga ëmbëlsirat e shijshme tipike të vendit. Pastiçeria në këtë vend është shumë e pasur me ëmbëlsira ku përdoret me bollëk sheqeri, mjalti dhe frutat e thata. Të gjitha shumë pikante dhe shumë të rafinuara.
Një përbërës i përdorur gjerësisht është brumi filo. Me siguri keni dëgjuar për bakllavanë, të mbushur me fëstëkë dhe të spërkatur me mjaltë. Ose Trileçe, një pandispanje e pasuruar me qumësht të kondensuar dhe krem karamel të freskët. Ajo shërbehet veçanërisht në fund të një darke. Dhe në fund Shëndetlia e shijshme, një kek me mjaltë dhe arra, e cila shërbehet me një shurup të bërë me ujë, sheqer, vanilje dhe mjaltë.