Policia e Vlorës ka vënë në pranga personin që ndezi zjarrin një ditë më parë në zonën e Tragjasit, i cili dogji një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe shkurre.
Si rezultat i punës hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në Vlorë.
56-vjeçari ka ndezur qëllimisht zjarr, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bypassit”, në territorin e fshatit Tragjas, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me pemë dhe me shkurre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.