Dhurata nga Durrësi ka raportuar sot për “Aldo Morning Show” një rast tradhtie. Dhe kësaj here, siç thotë ajo, ka qenë vajza ajo e cila e ka ‘kapur mat’ mamanë e saj me një burrë të huaj.
Vajza, thotë Dhurata, nuk i ka treguar ende asgjë të atit dhe është në gjendje shumë të keqe emocionale.
Dhurata: Për ta mbyllur Aldo, kemi një lajm bombë! Një zonjë është kapur nga vajza e saj.
-Si kapur?!
Dhurata: Në shtëpinë e saj, ka gjetur një burrë të huaj. Është kapur nga vajza dhe ajo është në gjendje shumë të keqe pasi nuk i ka treguar ende babait apo vëllait të saj, po e përjeton me veten e vet këtë gjë. Ndërkohë edhe zonja, se vajza nuk pranon që t’i japë shpjegime, është në ajër se çfarë do ndodhë me të.
-Shih, shih, shih…
Dhurata: Për momentin vajza është mbyllur në dhomë dhe do shohim se çfarë do ndodhë me të.