Nenkryetari i PD Roland Bejko, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës, i ftuar këtë të matë në studion e News24, ka deklaruar se ajo çfarë ndodhi dje në Kuvend, ishte një nder që Edi Rama i bëri Sali Berishës. Kjo pasi sipas tij Rama donte të tregonte dhunën e Berishës, duke iu referuar sherrit që ndodhi në Kuvend një ditë më parë. “Seanca e djeshme, nder që Rama i ka bërë Berishës, duke lejuar deputetët që të futeshin, edhe pse ishin përjashtuar dhe nuk u takonte. Rama ua bëri këtë nder që ata të vazhdonin spektaklin që patë dje. Rama është i interesuar t’i tregojë publikut se ‘shikoni çfarë opozite ka’”, tha ai. Më tej Bejko tha se Berisha me sulmet që po i bën Ramës, pas hetimit të SPAK, është duke i kërkuar ndihmë duke e kërcënuar, pasi nuk sulmon dot ndërkombëtarët.
“Berisha sulmon dhe kërcënon Ramën sepse nuk sulmon dot ndërkombëtarët. Ai e di mirë që SPAK nuk i merr komandat nga Rama. Ai është në drejtën e vet të hetojë dhe më kërkesë të ndërkombëtarëve që hetimin e korrupsionit. Ka ditë që i dërgon mesazhe Ramës dhe i kërkon ndihmë. E vetmja mbështetje që i jep është që e lejon të futet në Kuvend dhe të japë spektakle dhune, në mënyrë që të mos merren vendime. E kam thënë që SPAK është mirë të hetojë akuzat që janë hedhur ndaj Berishës, sepse nëse shpallet i pafajshëm dhëndri dhe Berisha të çlirohen nga akuzat, aty nuk mbahen më sepse do të pastrohen. Berisha dhe Rama janë bashkë dhe i krijon të gjitha facilitetet”, tha ai.
“Nëse Shqipëria nuk çlirohet nga Berishizmi siç u çlirua nga Ramizizmi…. Rama është si Berisha po me xhinse, pra më i sofistikuar, por po aq autoritar, më rrufjan se Berisha, në kuptimin e sofistikimit”, tha ai më tej. “Basha më pëlqen që qëndron jashtë trekëndëshit të Bermudës dhe rri jashtë këtij banaliteti publik”, tha ai për Bashën.