Shigjetari është një rreze drite, që të sjell lumturi në çdo sferë të jetës, por ç’i duhet një Shigjetari që të jetë në formën më të mirë?

Lapis Lazuli

Ky kristal është guri i dhjetorit dhe përdoret për të rritur vetëbesimin, si dhe për të kuptuar më qartë qëllimet e tua në jetë.

Tourmaline

Ky gur është mbrojtësi ideal nga energjitë negative, pasi mundëson transformimin e energjive negative në ato pozitive.

Rose quartz

Kristali rose quartz përçon energji pozitive, shërimi dhe paqeje. Të ndihmon me menaxhimin e xhelozisë, stresit dhe me shërimin e zemrës së thyer.

Carnelian

Carnelian të sjell motivim, kurajo, begati dhe fat të mirë, ndaj para se të dalësh nga shtëpia, vendose në xhep.

Malachite

Një kristal apo një terapist? Kur ke një malachite që të ndihmon të çlirohesh nga barrat emocionale, e sigurt që je më i/e qetë.

Amethyst

Një amethyst është perfekt për të lënë pas zakonet dhe sjelljet e këqija. Ndaj, nëse po mendon të heqësh dorë nga një ves, ja ku e ke atë që duhet.