Një tjetër fundjavë pozitive ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë dhënë performanca të mira për skuadrat e tyre.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë futbollistët shqiptarë për të vlerësuar këtë fundjavë në Europë.
Vendin e parë e mban Keidi Bare. Mesfushori i Kombëtares luajti për 90 minuta në disfatën e Espanjolit përballë Leganesh, me 26-vjeçarin që ishte lojtari më i mirë për skuadrën e tij. për këtë arsye ai u vlerësua me notën 7.9.
Pas tij vjen Berat Gjimshiti me notën 7.5. mbrojtësi i Kombëtares ndihmoi Atalantën që të mos pësonte gol në fitoren e Atalantës përballë Xhenoas.
Jon Mersinaj, Mario Mitaj dhe Taulant Xhaka ndajnë vendin e tretë, katërt dhe pestë, me të tre futbollistët që u vlerësuan me notën 7.3.