Sali Berisha po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për korrupsion pasiv, pastrim të produkteve të veprës penale, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.
Akuzat që rëndojnë mbi ish-kryeministrin Berisha janë konfirmuar nga Prokuroria e Posaçme. Më herët GJKKO urdhëroi bllokimin e pasaportës së Berishës, si dhe vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
“Prokuroria e Posaçme konfirmon se ka nisur hetimin për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale. Në kuadër të hetimit, fillimisht ishte regjistruar vetëm çështja penale dhe jo personat që e kishin dyshuar atë.
Prokuroria thirri dhe mori pyetje disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë. Genc Ruli, ish-ministër në qeverinë e Berishës, qëndroi për afro dy orë për të dhënë shpjegime në kuadër të çështjes hetimore të çelur në lidhje me çështjen e ish-klubit Partizani.
Më pas ishte Gazment Oketa dhe po ashtu Fatmir Mediu, për shkak se kishin dijeni për privatizimin e ish-klubit Partizani, çështje për të cilën ish-kryeministri dhe ish-presidenti është nën masë sigurie.”, tha gazetarja Klodiana Lala.