Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin e horoskopit javor për të gjitha shenjat e zodiakut.
Shenja më me fat, sipas Meri Shehut është Peshorja, ndërsa jo me më pak fat janë Bricjapi dhe Binjakët.
Parashikimi Astrologjik Javor për datën 10 deri në datën 16 Tetor 2023:
Dashi – 2 yje
Është një nga shenjat që merr pjesë drejtpërsëdrejti në ndikimin e Marsit me Plutonin. Këtu përmbysen situatat ose e ndiejmë referencën e vështirë të planetëve, të kohës, filloi lufta iku diplomacia, Marsi është në Peshore, përballet me Plutonin. Dashët që kanë marrëdhënie ndërkombëtare, punë të rëndësishme ose me pushtet do e shohin që kjo sikur ua zbeh forcën, potencën dhe vrullin e tyre. Kujdes me një ndryshim ose investim pune këtë javë, fundi i saj ësshtë më i mirë për bashkëpunime.
Demi – 3 yje
Afërdita në Virgjëreshë është lajm i mirë edhe për Demët. Do të marrin hapësirë, por fillimi i javës nuk i favorizon Demët e lindur në 10-ditëshin e parë. Do vihen në një sprovë të rëndësishme në lidhje me dashurinë, shoqërinë, qëllimet dhe në investim në lidhje me punët e tyre ose një investim që kanë bërë te vetja dhe duket sikur nuk ka dhënë ndonjë rezultat të dukshëm. Kujdes në dashuri sepse problemet rikthehen nga e kaluara për shumë Dem.
Binjakët – 1 yll
Përballet Marsi me Plutonin dhe e kanë të vështirë në dashuri e çështje ekonomike. Afërdita në Virgjëreshë do ta ëmbëlsojë jetën familjare, por ka një përballje me Saturnin dhe shumë Binjakë do ndiejnë një paqartësi, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e parë do ta kenë më të vështirë këtë periudhë.
Gaforrja – 3 yje
Detyrimisht Marsi në Peshore i prek direkt në çështje familjare e karriere ku duhet të kenë kujdes. Diçka përmbyset për disa Gaforre që nuk e kanë parë mirë situatën ose Gaforre të lindura në 10-ditëshin e tretë që presin një ndryshim ose vjen një ndryshim i detyruar për ta në çështje familjare e karriere.
Luani – 3 yje
Ka ikur Afërdita nga shenja e tyre, s’mund të flasim për erotizëm por për çështje ekonomike që fillojnë me një përballje, sprovë të madhe dhe shumë Luanë të lindur në 10-ditëshin e parë do sprovohen në shpenzime e investime por edhe në çështje që kanë të bëjnë në marrëdhënie me të tjerët, nga e kaluara ose si i kanë pasur marrëdhëniet me të tjerët në përgjithësi. Në datën 14 fillojnë dhe çlirohen në planet dhe projektet e tyre.
Virgjëresha – 4 yje
Futet Afërdita në shenjën e tyre, në mos rrjedh do të pikojë sepse do të japë gjëra të bukura. Por të lindurit në 10-ditëshin e parë do të kenë një përballje direkte me Saturnin për marrëdhëniet në çift, eprorin, një bashkëpunim i vështirë ose iu rikthehet një kërkesë nga e kaluara, një kontroll që nuk e prisnit në disa projekte pune që mund të keni pasur. Fillimet e mira ekonomike fillojnë pas datës 14.
Peshorja – 5 yje
Është shenja me fat për këtë muaj. Prej tyre pritet diplomaci por Marsi është në 10-ditëshin e tretë, përballet me Plutonin. 10-ditëshi i tretë i Peshoreve ka sfida dhe problematika të mëdha këtë javë. Nëse e duron, me hënën e re shumë Peshore do të na çlirojnë. Lajmet e mira për të gjitha Peshoret janë pas datës 14 dhe fillojn një cikël i mirë ekonomik në datën 13.
Akrepi – 3 yje
Në datën 13 hyn Marsi në shenjën e tyre, i cili është udhëheqsi i shenjës dhe do të ndihen vitalë, të gjallë, të bëjnë gjëra, të rëndësishëm, do duan të drejtojnë, të marrin pozicione, të ndihen shumë mirë. Bota e tyre shpirtërore vazhddon të jetë e lëkundur, e vështirësuar, sidomos e të lindurve në 10-ditëshin e tretë dhe duhet meditim, ushqim shpirtëror dhe të merren me shëndetin e punën ose pasiguritë që iu sjellin të tjerët prapa krahëve.
Shigjetari – 2 yje
Përballet shumë vështirë me shoqërinë, qëllimet dhe ekonominë. Nuk i realizon dot kësaj jave planet dhe projektet në çështjet ekonomike. Çlirohet nga shoqëria dhe nga qëllimet, fillojnë njohjet e mira pas datës 14. Në karrierë fillon një periudhë e mirë, por një epror iu del kundër këtë javë ndaj të mos vendosin për asgjë.
Bricjapi – 1 yll
Merr pjesë në katërkëndëshin me Marsin në Peshore. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë me Plutonin që është në një pozicion të vështirë në shenjën e tyre, kanë një transformim të çuditshëm. Kujdes në ekonomi, shëndet dhe shumë hapësira të jetës personale.
Ujori – 3 yje
Janë të favorizuar, sado probleme të kenë Peshoret këto nuk përkthehen keq te Ujorët. Sidomos të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe të dytë do jenë fatlumë në ekonomi, në punë, ndonjë projekt të rëndësishëm investues. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë do kenë përballje të fuqishme në këtë periudhë në fushën ligjore.
Peshqit – 2 yje
Afërdita përballë shenjës së tyre me Saturnin krijon probleme në çift, në bashkëpunime, probleme ekonomike, rikthime nga e kaluara, kërkesë llogarish kështu që duhet të kenë kujdes anën ekonomike. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë do kenë humbje të papara ose do të përmbysin çështjet ekonomike.