Astrologu Jorgo Pulla parashikoi në një intervistë për Euronews Albania horoskopin për 12 shenjat e zodiakut duke treguar dhe 3 shenjat më me fat për nëntorin, si dhe ato që duhet të kenë kujdes gjatë këtij muaji. Sipas tij, shenjat më me fat do të jenë Luani, Akrepi dhe Bricjapi i 10-ditëshit të dytë. Ato që duhet të tregojnë kujdes janë Dashi dhe Peshorja.
“Kemi Luanin, Akrepin, Bricjapët e 10-ditëshit të dytë, nëntori do të jetë ideal. Shenjat që duhet të kenë kujdes kemi Dashin, Peshoren dhe Demin nuk do ta thosha se Demi ka ndryshim,” – u shpreh Pulla. Astrologu tha se si çdo muaj edhe nëntori do të jetë më i mbarë për disa shenja e problematik për disa të tjera.
“Ky muaj mund të quhet muaji i stuhive të mëdha dhe dallgëve të fuqishme që kanë të bëjnë me ligjin. Këto vendime të rëndësishme ligjore do të zgjasin deri në mars të vitit 2024,” – shpjegoi Pulla.