Oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar pasditen e kësaj të hëne në pallatin ku jeton Sali Berisha në Tiranë. Sikurse duket në pamjet ekskluzive të siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, mes tyre është edhe Hekuran Bregu, shef i departamentit për hetimin e korrupsionit dhe krimit ekonomiko-financiar në Policinë e Shtetit, ndërsa tre të tjerët janë oficerë të policisë Gjyqësore.
Dy personat e tjerë janë truprojat e Sali Berishës. Dy ditë më parë ish kryeministri refuzoi që të njihej me masën e sigurisë ndërsa nuk dihet ende nëse ka marrë apo dijeni për vendimin ish-kryeministri Berisha.