Shkallët e sdtadiumit “Air Albania” mbrëmjen e djeshme ishin të stërmbushura, teksa kombëtarjsa fitoi 3-0 dhe ua shpërbleu mundin. Një fitore historike do të jetë kjo, pasi na çon shumë afër kualifikimit në Euro 204. Jasir Asani dhe taulant Seferi ishin autorët e golave të cilët ngritën peshë më shumë se 23 mijë tifozë.

Pas sfidës për “Ora News” ka folur Olsi Rama. Ky i fundit ka theksuar se kombëtares i duhet edhe 1 pikë për të siguruar Euro 2024. Ndër të tjera nuk kishte si të mos fliste për ish-lojtarin e tij, Asanin, i cili thekson se tashmë është më i mirë se kur luante për Partizanin.

“Kujt ia merrte mendja kur u hodh shorti që Shqipëria do të merrte këtë rezultat. Unë mendoj se kishte të drejtë në ndeshjen me Poloninë në humbjen 1-0 në transfertë. Aty pash që ekipi kishte filluar të ecte në rrugën e duhur.

Dy ish të partizanit, Ramadani në mesfushë dhe Asani në sulm? I ndjek të gjithë lojtarët e Partizanit edhe pasi largohen nga ekipi ynë. E kam ndjek edhe Ramadanin pavarësisht se ka qenë para kohës sime. Përpara se të jetë një lojtar i mirë është fillimisht një djal fantastik. Gjithashtu edhe Asani me të cilin kam pas fatin ta kem në ekip dhe të shijoj golat e tij. Tani është një lojtar më i mirë seç ka qenë te Partizani.

Jemi në Euro 2024? Na duhet vetëm 1 pikë.

Më shumë mundësi për ekipet tona në Shqipëri? Në fakt do të ishte e bukur që lojtarët që kanë shënuar golat e fundit kanë luajtur në Superiore, Asani, Daku apo Seferi. Kjo është një shenjë shumë e mirë që edhe lojtarët që janë këtu ta kuptojnë që pot ë punojnë, të japin maksimumin kanë shpresa edhe ata që nesër të jemë nëpër kampionatet e huaja dhe të kontribuojnë për kombëtaren”, përfundoi Olsi.