Kim Kardashian ndonëse nuk e ka gjetur ende dashurinë e saj, ajo e di qartë se çfarë kërkon. Në episodin më të fundit të “The Kardashians “, Kim tha se po kërkon dikë të përshtatshëm për moshën e saj.
“Unë kam kufij moshe tashmë, më duhet dikush të më përshtatet me moshën. Unë kam nevojë për dikë në të 40-at.”, tha ajo. Lidhja e fundit publike e Kim ishte me komedianin Pete Davidson, i cili ishte 13 vjet më i ri i saj. Ata ishin bashkë për nëntë muaj.
Kim është përpjekur të gjejë dashurinë në shumë raste përpara se të takohej me Pete, duke përfshirë romancën e saj trevjeçare me ish-yllin e NFL, Reggie Bush dhe martesat e saj me producentin e muzikës Damon Thomas dhe lojtarin e NBA, Kris Humphries.