Një 38 vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur aksidentalisht kushëririn në Përmet. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur teksa ata po kryenin gjueti të kundërligjshme në fshatin Munushtir i Vjetër.

Pasi i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Rezultoi se 37-vjeçari ishte plagosur aksidentalisht me armë gjahu nga kushëriri i tij.

38 vjeçari akuzohet për veprat“Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.