Simone Inzaghi u ndal edhe tek Kristjan Asllani pas fitores 0-4 të Interit kundër Salernitanës. Mesfushori i kombëtares shqiptare, u fut si zëvendësues në minutën e 54’ kur rezultati ishte 0-0.

Më pas erdhën katër golat e Lautaro Martinez, teksa Asllani “qethi” traversën falë një goditjeje dënimi të ekzekutuar bukur. 21-vjeçari luajti mjaft mirë në minutat e aktivizuara. “Asllani po punon shumë mirë, duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Kemi investuar tek ai, është pjesë e jona prej një viti e gjysmë dhe po rritet.

“Nuk jam dakord me Piolin”, Allegri në telashe para Atalantës: Mungojnë dy sulmuesit!
Të luash me Interin nuk është si të luash tek Empoli, por ai po bën mirë dhe po rritet shumë. Na ndihmoi shumë në fitoren ndaj Salernitanës”, u shpreh Inzaghi.

Kalendari është i ngjeshur. Nënkampionët e Europës do të zhvillojnë shumë ndeshje mes kampionatit italian dhe Champions League. Dhe Asllani shpreson të përfitojë sa më shumë minuta në sfidat e ardhshme, për të fituar besim dhe për të bërë sa më mirë me Interin.

Skuadra e Simone Inzaghit ndan vendin e parë në Itali bashkë me kuqezinjtë e Milanit. Dy skuadrat e Milanos numërojnë nga 18 pikë pas shtatë javëve të para në sezonin 2023/2024 në Serie A.