Shqipëria do të luajë sot në orën 18:00 miqësoren me Bullgarinë dhe kjo do të jetë përballja e 12-të mes tyre në histori.

Takimi i parë daton më 9 tetor 1946 në Kupën Ballkanike, ku Shqipëria ka fituar 3-1, ndërkohë përballja e fundit është në vitin 2007 në Tiranë për kualifikueset e Europianit dhe ka përfunduar në barazim 1-1.

Në total nga 11 ndeshje të luajtura, bullgarët kanë fituar 5, katër takime kanë mbaruar barazim, ndërsa kuqezinjtë numërojnë dy fitore.