Enrique Cerezo, president i Atleticos së Madridit, nuk është i shqetësuar për të ardhmen e João Félixit. Ai kujton se portugezi është ende futbollist i “Los Colchneros”.

“Të gjithë mendojnë në një mënyrë të caktuar, João është i lirë të thotë atë që dëshiron dhe ai e di se është një lojtar i Atléticos, i huazuar te Barcelona. Ai është një nga lojtarët më të mirë në Evropë”, është shprehur Cerezo.

Për arsyet pse João Félix u largua nga Atlético, presidenti nuk deshi të hynte në detaje:

“Fakti është se nuk funksionoi këtu dhe se po punon në Barcelonë. Ne jemi të kënaqur, duam që ai të jetë lojtari më i mirë në botë dhe ai do të jetë.

I uroj gjithë lumturinë në botë, që të ketë një sezon të shkëlqyer dhe pas këtij viti do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi Enrique Cerezo.