Një ngjarje e rëndë ndodhi të premten në plazhin e Durrësit, ku një person humbi jetën duke punuar. 35-vjeçari kishte hipur në kovën e një vinçi për të prerë degët e një peme, ku më pas është rrëzuar dhe ndërroi jetë.

Ndërkohë, këtë të shtunë kanë rënë në prangat e policisë drejtuesi teknik i firmës ku punonte 35-vjeçari dhe drejtuesi i vinçit, Blerim Margeshi.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me informacionin paraprak të ditës së djeshme, për një shtetas që humbi jetën duke punuar, ju bejmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur në lagjen nr.13, ku humbi jetën punonjësi i një firme që kryen punime për ndërtimet e pedonales në këtë zonë, i cili po priste degët e palmëve, pa lejen e organeve kompetente, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i firmës;

42 vjeç, banues në Durrës, drejtues i vinçit nga i cili ra shtetasi A. L., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë humbi jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.