Spanja u shpall kampione Bote në futbollin e femrave, por ajo çfarë prodhoi ndarja e trofeve solli furtunë në vendin iberik, por edhe më gjerë. Puthja që ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, i dha në podium futbollistet Xhenifer Hermoso, vazhdon të trazojë ujërat në Spanjë.

Programi “Telecinco”, ‘Codigo 10’, ka transmetuar së fundmi në mënyrë ekskluzive dëshminë e futbollistet Xhenifer Hermoso në Prokurori për incidentin e ndodhur me ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.

Dëshmia e Hermosos para prokurorëve.

“Në atë moment nuk pata kohë të reagoja. Nuk e meritoj të jetoj gjithë këtë. Ka qenë shumë e vështirë, pasi nuk kam mundur as të largohem nga shtëpia. Më duhej të largohesha nga Madridi për të mos pasur atë presion. Pse duhet të qaj në një dhomë kur nuk kam bërë asgjë”, ka deklaruar fillimisht lojtarja e kombëtares spanjolle.

“Më njollosën imazhin, ndjeva se askush nuk më mbronte. Më kërkonin t’i mbroja, t’i ndihmoja, por në asnjë moment nuk e ndjeva se dikush po më mbështeste mua.

Momenti i puthjes? Isha në shok dhe askush nuk e priste, sado spontane të ishte.

Aftësia për të reaguar? Jo, as nuk e prisja. Si mund ta prisja në atë skenë, në një finale të Kupës së Botës… Ke shumë emocion dhe gëzim, por unë as nuk e kam kërkuar atë moment dhe as nuk di gjë se pse është kryer ky akt. E pashë veten në atë moment dhe kur zbrita ua përmenda shoqeve të mia.

Përshëndes mbretëreshën, përqafoj vajzën dhe tjetri ishte Rubiales. Gjëja e parë që i them kur e përqafoj është ‘për çfarë jemi ngatërruar’ dhe ai hidhet mbi mua. E vetmja gjë që mbaj mend është se më tha: ‘e fituam këtë Botëror falë teje”. Gjëja tjetër që mbaj mend janë duart e tij në kokë dhe puthja në buzë”, vijoi Hermoso në dëshminë e saj.

Momentet e tensionit në dhomat e zhveshjes pas marrjeve të medaljeve.

“Isha në dhomat e zhveshjes dhe më thanë se duhej të dilja, se u fol shumë për puthjen. Unë u thashë: E di si ishte dhe nuk ishte ‘mirë’. U përkula dhe vazhdova të shijoja suksesin me shoqet e skuadrës. Nuk doja të pendohesha që nuk do e shijoja atë moment”, tregon futbollistja

Kur u pyet nëse puthja ishte konsensuale, ajo u përgjigj me vendosmëri: “Jo. Nuk u ndjeva e respektuar as si lojtare dhe as si person”.

Ishte një heshtje vdekjeprurëse në autobus. Shoqet më treguan një shkrim për të cilin nuk thashë asnjë fjalë. Më thanë se gjërat po ndodhnin. U ndjeva e detyruar.

Ai u përpoq ta devijonte pak temën dhe na tha që kishim një udhëtim pa pagesë në Ibiza sa herë të donim. Më kapi, supin sepse isha pranë. Atëherë fillova të zemërohesha. Ishte e pakëndshme dhe pashë që po ndodhte diçka më e rëndë se ajo që kishte ndodhur. Nuk ishte normale në asnjë moment”.

Fluturimi në kthim për në Spanjë.

“Një shoqe më thotë të bëj kujdes sepse Vilda po shkon vërdallë për të folur me familjen time. Ai i bëri të ditur vëllait tim që nëse do ta ndihmoja do të bëja mirë, ishte ajo që duhej të bëja.

Biseda me Rubiales në avion.

Më thotë se duhet ta ndihmoj me një video në Doha se po e quajnë ngacmues. Më tha ta bëja për dy vajzat e tij që qanin”, përfundoi dëshminë e saj futbollistja spanjolle.