Kyeministri Edi Rama thotë se Shqipëria do mbështesë ofertën e Arabisë Saudite për të organizuar Kupën e Botës në vitin 2034.
Në një postim në “Twitter”, Rama nuk kursen edhe fjalët e mëdha për udhëheqjen e Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud.
“Shqipëria do të mbështesë me kënaqësi ofertën e Kupës së Botës Saudite 2034. Jam i bindur se Arabia Saudite do të mahnisë jo vetëm mbi 3.5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që do të ketë fatin të marrë pjesë në atë festë të pabesueshme të sportit më popullor në planet, që do të vijë pas zbatimit të “Vision2030” nën udhëheqjen e madhe të tij, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud”, shkruan Rama në Twitter (X).